Për të gjitha bizneset ju ofrojmë një paketë të plotë shËrbimesh
FMT ME NJË EKIP PROFESIONAL DHE TË PËRKUSHTUAR OFRON SHËRBIME TË KONTABILITETIT SI:
Regjistrim të bizneseve
Mbajtja e Librave
Pasqyrat Financiare
Regjistrim të bizneseve (përgatitje e dokumentacionit); -Mbajtja e Librave (Libri i Blerjes, Libri i Shitjes, Libri i Shpenzimeve, Libri i Arkës, Libri i Bankës); -Pasqyrat Financiare dhe analiza e tyre (Bilanci i Gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Pasqyra e Rrjedhës së Parasë, Pasqyra e Ndryshimit në Ekuitet); -Libri i të Punësuarve ( kalkulimi i pagave, tatimet dhe kontributet pensionale); -Deklaratat Tatimore në ATK (Deklaratat mujore, Tremujore, Vjetore, - Deklaratat e Pagave të Punëtorëve dhe Deklarata e qirasë); -Kontrata të ndryshme (Kontrata të Punëtorëve, Kontrata të qirasë etj); -Këshilla Biznesore; -Shërbime dhe raporte tjera në bazë të kërkeses së bizneseve.
pSE TË ZGJEDHim fmt?
FMT DO TË JETË IDEAL PËR JU
Ne gjithmonë jemi të përkushtuar ndaj punës që ne e bejmë, FMT nuk ndalet kurrë së kërkuari një mënyrë më të shpejtë dhe më cilësore për të punuar. Ne jemi ekspertë në fushën tonë dhe jemi plotësisht të certifikuar, mundohemi gjithmonë të reflkojmë sa më shpejt tek klientët. Jemi aktiv në cdo kohë për ju, kur ju atëherë keni nevoj për ne. FMT mundëson zgjidhjen e problemeve financiare të biznesit tuaj.
Pse duhet ditur rëndësia e kontabilitetit?
Besimi juaj, qëllimi ynë
Kontabiliteti është art i organizimit, mirëmbajtjes, regjistrimit, dhe analizimit të aktiviteteve financiare. Çdo biznes ka nevoj për një shëndet financiar të mirë i cili sjell të ardhurat në kompani duke minimizuar humbjet e duke maksimizuar suksesin, kjo arrihet duke bashkëpunuar me ne. Duke u konsultuar, menaxhuar e kontrolluar çdo veprim qe ka të bëjë me shërbimet financiare.
Mbajtja e Librave
Kontabiliteti në një subjekt biznesi është mjet për të matur dhe përshkruar veprimet ekonomike dhe rezultatet e këtyre veprimeve. Kontabiliteti është “kimia” e shëndërrimit të ngjarjeve ekonomike dhe financiare që përjeton një firmë, në të dhëna ekonomike për dobi të vendimeve të lexuesve apo përdoruesve të tyre. Mbajtja e llogarive kufizohet vetëm me regjistrimin e ngjarjeve kontabël [transaksioneve, hyrje-arkëtime dhe daljepagesa, etj.] me dorë ose me kompjuter.