TVSH
TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje, mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet i pagueshëm, pasi më parë zbritet TVSH që rëndon drejtpërdrejt, elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve.
FMT me një ekip profesional dhe të përkushtuar, Për të gjitha bizneset ju ofrojmë një paketë të plotë sherbimesh.
Të gjitha shërbimet të cilat ju duhen mund ti gjeni në një vend! Kontabiliteti është shtylla e një biznesi, është aktivitet shërbyes i dizajnuar për të akumuluar, për të matur dhe për të komunikuar të gjitha inforacionet financiare mbi entitetin ekonomik, biznesin dhe organizatat jofitimprurse. Ne mund të ju ofrojm zgjidhje duke mbajtur konsulencë me ju për biznesin tuaj, duke analizuar qarkullimet e biznesit në detaje dhe në fund do dalim në një rezultat apo zgjidhjen e problemit financiar të biznesit tuaj. Ne mund të ju ndihojmë edhe në anën e kontabiliteitit menaxherial dhe financiar, duke raportuar, regjistruar, kontrolluar cdo faturë apo raport që ka të bëjë me biznesin.
Përcaktoni kushtet e biznesit
Auditimet e jashtme mund të përfitojnë një gamë të gjerë të përdoruesve në mënyra të ndryshme. Auditimi i jashtëm është një praktikë e zakonshme në kompani dhe institucione, ku profesionistë e FMT Consulting nga jashtë vlerësojnë se një kompani po punon në mënyrë korrekte në lidhje me proceset që ajo ndërmerr dhe kuadrin e saj rregullator. Një auditim mund të ndihmojë në identifikimin e dobësive të dy funksioneve të kompanisë të kontabilitetit dhe kontrollit.
Përcaktoni kushtet e biznesit
Auditimi i brendshëm është aktiviteti i ngarkuar për të analizuar dhe vlerësuar proceset e menaxhimit, kontrollit dhe drejtimit të rrezikut të një kompanie. Fusha e auditimit të brendshëm përcaktohet ekskluzivisht nga menaxhmenti ose bordi i drejtorëve, të cilëve ekipi ynë i raporton drejtpërdrejt për rezultatet e marra. Auditimi i brendshëm ndihmon kompanitë të identifikojnë rreziqet dhe pengesat që ata mund të hasin në rrugën për të arritur objektivat e tyre të biznesit, gjithashtu vlerëson gjasat në materializimin e rrezikut dhe pasojat e tij të mundshme
FMT është themeluar që nga viti 2011 nga Korab Krasniqi. Që në atë kohë FMT ka punuar me shërbime të kontabilitetit, duke qëndruar besnik ndaj klientëve tanë gjerë më sot. Ka ndihmuar bizneset në të gjitha fushat e kontabilitetit si: auditim, konsulatë, regjistrim, raportim, krijim, analizë, menaxhim, e shumë shërbime të tjera. FMT sot ofron një paket të plotë shërbimesh si: Regjistrim të bizneseve (përgatitje e dokumentacionit), Mbajtja e Librave (Libri i Blerjes, Libri i Shitjes, Libri i Shpenzimeve, Libri i Arkës, Libri i Bankës), Pasqyrat Financiare dhe analiza e tyre (Bilanci i Gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Pasqyra e Rrjedhës së Parasë, Pasqyra e Ndryshimit në Ekuitet), Libri i të Punësuarve ( kalkulimi i pagave, tatimet dhe kontributet pensionale), Kontrata të ndryshme (Kontrata të Punëtorëve, Kontrata të qirasë etj), Këshilla Biznesore dhe shërbime dhe raporte tjera në bazë të kërkeses së bizneseve. Informohu më shumë rreth shërbimeve që FMT i ofron. Ne ju ndihmojmë për çdo shërbim që ju keni nevoj.